Atë natë Hajdari nuk dinte ç’thoshte, sot del me deklaratën e fortë për Sait Dollapin

Atë natë, kryetarja e Grupit Parlamentar të Demokratëve të rinj në Kuvend, Rudina Hajdari iu kundërvu Bashës.

Kjo deklaratë erdhi pas dh.u.nës se policise ndaj Sahit Dollapit, Sekretarit Organizativ të PD-së.

Sot, ajo i ka uruar këtij të fundit dhe protestuesve shërim të shpejtë.

Dhuna ndaj Sahit Dollapit ndodhi gjatë protestës së ditës së shtunë, por atë ditë Rudina Hajdari në një reagim të fortë ka sulmuar vetëm kreun e opozitës, Lulzim Basha, duke dal hapur në krah të qeverisë.

Ndërkohë që sot, në një mesazh në Facebook, liderja e “opozitës së re” ka kërkuar që të shmanget ajo që Hajdari e quan “përplasja vëllazërore”.

Në mesazhin e saj të shkurtër, Rudina Hajdari flet për sjellje barbare, që sipas saj bën të fajshëm të dy palët.

“Duke marrë parasysh pasojat e dhunës të së shtunës dhe duke i uruar shërim të shpejtë Sahit Dollapit dhe të gjithë të lënduarëve, uroj që të shmangim përplasjen vëllazërore sot.

Kundërshtarët politikë nuk janë armiqtë tanë dhe sjellja barbare i bën të baraz-fajshme të dyja krahët”, thekson Hajdari.