Atentat në Vlorë, plas kallashnikovi. Ka të plagosur

Në aksin Vlorë-Fier në Novoselë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine tip ‘Golf’, ndërsa raportohet për të plagosur.

Sipas informacioneve mësohet se makina ka marrë dëmtime të shumta nga breshëria e plumbave dhe drejtuesi ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca.