Atentati para disa orësh që t.ronditi vendin, i plagosuri dhëndri i një prej kapobandave të rrezikshme

Dalin ne drite detaje të tjera për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Peqin.

Policia në kohë reale identifikoi autorin, me mbiemër Mezja.

“Rreth orës 20:10 në qytetin e Peqinit si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me a.rmë në këmbë shtetasi Besmir Hakballa, 31 vjeç, banues në Peqin i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq burime pohuan se i riu i plagosur është një emër i njohur për policinë.

Ai është dhëndri i Tan Kateshit, të dënuar me b.urg përjetë, një nga eksponentët kryesorë të ba.ndave të rr.ezikshme të Elbasanit gjatë trazirave të ’97. Vetë 31-vjeçari, figuron person me precedentë të shumtë penalë si vj.edhje, g.rabitje, t.rafik n.arkotikësh. Babai i të plagosurit punon si elektricist në bashki.