Pasi e la gruaja, deputetit Gjuzi nuk i ikën tersi. U mburr për orën por kompania e turpëron keq

Kujtim Gjuzi është kthyer në deputetin më të përsheshur të momentit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” deputeti Kujtim Gjuzi ka folur edhe për orën “Atlantik” që ai mban në dorë dhe e vendos vetëm për raste të veçanta.

Gjuzi madje ka thënë se kompania gjigante e prodhimit të orëve i ka kërkuar atij bashkëpunim, por ai nuk e kishte pranuar. Gazetari i dritare.net ka pyetur zyrtarisht kompaninë “Atlantic Ëatch” në lidhje me këtë kërkesë për bashkëpunim. Kompania është shprehur se jo që nuk i ka kërkuar bashkëpunim Gjuzit, por as nuk e njohin atë.

“I nderuar Isa Myzyraj!
Ju falënderojmë për mesazhin tuaj. Ne kurrë nuk kemi dëgjuar për këtë person dhe ne nuk kemi një partner në Shqipëri. Por ne i shesim direkt online (Webshop).”, thuhet në përgjigjen e kompanisë për dritare.net./ Isa Myzyraj-Dritare.net