Aty ka 8 vite që nuk martohet askush, ja e veçanta që ka ky fshat shqiptar

Fshati Nasalë që gjendet në komunën e Gjilanit, po boshatiset çdo ditë e më shumë. Aktualisht aty kanë mbetur edhe 30 familje. Shumica e banorëve jetojnë në mërgim. Ndërsa, këta që kanë mbetur ankohen se janë lënë pas dore nga pushteti komunal.

Para disa vitesh është hapur një pus për t’i furnizuar banorët me ujë, por uji ka dalë mineral dhe i nxehtë rreth 30 gradë celsius. Si pasojë e boshatisjes së fshatit, në shkollë janë vetëm 9 nxënës.

Banorët thonë se fshati do të mbetet pa banorë, sepse ka 8 vjet që askush nuk është martuar.