“Aty vi.dhet në mënyrë të paturpshme”/  Te  Vllaznia të gjithë po dri.dhen,  së shpejti nis një…



Vllaznise i eshte gjetur nje sponsor por jo qetesia. Tek ekipi shkodran pritet qe te nise shume shpejt nje audit i brendshem ku do te verifikohet ne detaje veprimtaria pergjate ketyre viteve ne aspektin financiar. Nje kerkese e tille eshte bere prej kohesh nga keshilltari Arbis Vjerdha, por zbatimi i saj kishte mbetur rruges dhe u desh vota kunder ne mbledhjen e fundit te keshillit bashkiak, qe ai ta riperseriste duke i qendruar bindjes se tij se tek klubi jane kryer abuzime te medha. “Te Vllaznia jane letrat e hapura qe hidhet, nuk abuzohet. Aty vi.dhet ne menyren me te pat.urpshme. Prandaj auditi duhet kryer sa me pare dhe prandaj ishte dhe do te jete vota ime kunder” u shpreh Vjerdha. E ne fakt vota e tij ndryshoi rrjedhen e asaj qe prej kohesh kishte kerkuar, pasi u premtua se auditi do te futej ne kalendarin e keshillit per kete vit. Por sa i nevojshem eshte nje audit tek kuqeblute? Abuzimet me Vllaznine nuk jane nje teme e re, pasi prej vitesh bashkia Shkoder e ka kthyer klubin me shume ne nje ndermarrje punesimi sesa ne nje klub mirefilltazi futbolli. Diskutimi per te qendruar apo jo ne superlige eshte nje refren i pervitshem, e fatkeqesisht po ndodh edhe kete sezon kur Vllaznia zyrtarisht eshte ne play out. Skandalet me lojtare qe paguhen miliona para e nuk japin asgje ne fushe, apo sa vijne demtohen e vetem paguhen duke ndenjur, nje akademi qe nuk mbeshtetet si duhet nga pushteti vendor, e shume pikepyetje te tjera, jane refren i cdo viti. Vllaznia i kushton jo pak shkodraneve, por plot 1.2 miliarde ne sezon, e tashme qe Voltana Ademi e ka kthyer ne çiflig prej 4 vitesh duke mos pyetur per asgje, auditi eshte zgjidhja me e mire dhe instrumenti me i duhur per te kuptuar se deri ku shkon abuzimi me kete skuader. Sa do te kene moralin dhe tagrin keshilltaret e majte bashkiak per ta çuar deri ne fund kete kerkese mbetet per tu pare, por padiskutim ajo eshte nje prej zgjidhjeve me te mira per momentin per skuadren shkodrane, e cila vijon te notoje ne ujra te turbullta dhe eshte bere e paprekshme ne shume pika per kedo, sepse te punesuarit e Ademit leshohen si flamurtare te zjarrte te mbrojne te pambrojturen.