Aurela Gaçe rrëfen “ç.menduritë” e viteve `90: Preva flokët vetë dhe i bëra me limontos, por…

Aurela Gaçe eshte diva e muzikes shqiptare dhe ku ajo ve kemben, behet t.er.met. Ajo njihet edhe për batutat dhe sportivitetin që dhuron për fansat e saj. Është ndër personazhet e vetëm që ka eksperimentuar shumë me pamjen e saj. Teksa ka kujtuar daljen e parë në skenë e ftuar tek “Rudina”, këngëtarja kujtoi vitib 1993 dhe tregoi se flokët i kishte prerë vetë dhe i kishte bërë me limontos që të ngrinin.

Që në fillimet e karrierës, Aurela ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për ‘look’-un. Flokët e saj i kanë provuar pothuajse të gjitha ngjyrat duke filluar nga rozë, blu, portokalli dhe të kuq.

“Në këngën e parë fare, në vitin 1993, “Pegaso” flokët i kisha prerë vetë, i kisha bërë me limontos që të ngrinin. Kostumi ka qenë borxh dhe fundi ishte i gjatë, s’kisha ku dilja me atë fund dhe e mblodha lart, e bëra të shkurtër. Por nuk duket se ka qenë nën xhaketë. Ku do dilja unë ashtu, do nxirrja shalët, ato që kisha. Mbaj mend që më ka thënë skenografi i asaj kohe: “Ti je ajo goca nga Vlora?” Po iu përgjigja unë gjithë qejf. Unë jam ai që kam bërë skenografinë më tha dhe të falenderoj që ma bëre skenografinë të njohur sepse shkoje nga cepi në cep”, tregoi këngëtarja.