Avokat Ngjela flet për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, tregon fajin e madh të Edi Ramës

Për avokatin e njohur Spartak Ngjela, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë jo të mira dhe kjo ndodh për faj të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij Rama ndjen inferioritet ndaj Albin Kurtit.

“Nuk janë të mirë, nuk kanë qenë të mira dhe është faji i kryeministrit shqiptar. Ndjen inferioritet ndaj Albin Kurtit. Kompleksi i inferioritetit është gjëmë në politikë. Kuptohet ky është më i aftë, artikulohet. Kurti artikulohet më mirë politikisht, është më i mprehtë, është brenda vizionit dhe interesit kombëtar, është shumë i aftë.

Minishengenin nuk e pranon Kosova, minishengeni është bërë për të nënshtruar Kosovën, Kosova nuk e pranoi. Çfarë do bëjnë?! Minishengeni kur të dalin faktet historike, nuk është në favor të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor”, tha avokati.

Ngjela vlerësoi vizitën dhe qëndrimin e kryeministrit Rama në Moskë, ndërsa tha se Rusia është armiku kryesor dhe historik i Shqipërisë