Avokat Ngjela uron Albin Kurtin dhe pl.as bom.bën: Sfidat jetike për Kryeministrin janë…

Avokati i njohur në vend Spartak Ngjela ka reaguar mbrëmjen e stome në lidhje me zgjedhjet në Kosovë dhe ka uruar Albin Kurtin për fitoren e djeshme, duke e quajtur së bashku me Vjosa Osmanin e LDK-së si binomin antikorrupsion. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Ngjela ka renditur një sërë sfidash kombëtare që e presin kryeministrin Kurti porsa ai të krijojë qeverinë e re, duke u fokusuar te goditja e korrupsionit, e neotomanizmit si dhe varrosjen përfundimtare të konceptit të shkëmbimit të territoreve shqiptare.

Postimi i plotë:

Albin Kurti fitoi dje zgjedhjet në Kosovë. Mendohet se, bashkë me Vjosa Osmanin, ky do të jetë binomi antikorrupsion.

Po të jetë kështu, binomi Kurti-Osmani, do të jetë një hap cilësor për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, dhe sidomos në Shqipëri.

Atëherë: Cilat duhet të jenë sfidat kombëtare të kryeministrit Albin Kurti? Këto janë më thelbësoret: Varrosja përfundimisht e konceptit të lëshimit të territorit shqiptar. Goditje drastike korrupsionit mesjetar në Kosovë.

Goditje drastike neoosmasnizmit të Erdoganit në Kosovë; që të reflektojë edhe në Shqipërinë aktuale. Të ngrihet në vendin e duhur personaliteti i fituesit në negociatat me Serbinë.

Dokument i veçantë politik për bashkëpunimin politiko-juridik Shqipëri-Kosovë dhe lansimi faktik i historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve, si botë reale dhe më e vjetra në Ballkanin Perëndimor.

Doktrinë për integrimin panshqiptar në Ballkanin Perëndimor. Kërkesa ndaj Serbisë, me faturë perfekte, të të gjitha dëmeve që kanë shkaktuar hordhitë barbare të Milosheviçit: vrasjet masive dhe shkatërrimin e mijra shtëpive në Kosovë; por edhe dëmet e tjera që kanë të bëjnë me fitimin e munguar dhe dëmtimin psikik të një populli të tërë.

Fatura e dëmeve të genocidit serb, e kërkuar botërisht, do të jetë ngritje reale e dinjitetit shqiptar në arenën ndërkombëtare, dhe do të përbëjë një goditje reale kundër korrupsionit dhe shitjes së interesit kombëtar që ka ndodhur në Kosovë, sidomos në këta dhjetë vjetët e fundit; por, edhe në Shqipëri në periudhën 1992-2019.

I uroj sukses qeverisë së përbashkët, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, nëse ajo do të formulohet kështu.