Avokati i Dritan Dajtit i kërkon shtetit 17 mijë euro që iu morën nga sirtari i rrobave

Ka kërkuar ti kthehet pas shuma e parave të sekuestruar nga FNSH në operacionin e kryer në shtëpinë e tij i biri i gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Vlorës, Skënder Damini. Ai ishte një ndër ata gjyqtarë që dha aprovimin e uljes së dënimit të Dritan Dajtit nga burg përjetë në 25 vite, ka kërkuar në Gjykatën për Krime të Rënda pushimin e çështjes dhe kthimin e celularit të sekuestruar.

Lisien Damini, ka kërkuar kthimin e 17 mijë eurove të sekuestruara, me pretendimin se janë të justifikuara dhe me dokumentacion përkatës. Gjyqi i zhvilluar i ndarë, me gjyqtare Liliana Bakun vendosi refuzimin për të dy kërkesat, lënie në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë. Më 15 shkurt 2010 Forcat Speciale zbarkuan në banesat e 3 gjyqtarëve, të cilët firmosën anulimin e dënimit me burg përjetë të Dritan Dajtit. Gjatë kontrollit në banesën e Skënder Daminit u gjetën 17 mijë euro. Ndërkohë që gjatë bastisjes në Vlorë u gjetën 8 fishekë.