B.anda e fajdeve, deklarata befasuese që bënë për djemtë e ish prefektit Radovani

I ka rikonfirmuar masat e sigurisë së policisë gj.y.kata e Shkodrës pasditen e sotme për 12 personat e grupit që jepnin fajde me interes që shkonte deri në 20% në javë në këtë qytet.

Mësohet se ata kanë deklaruar se parate i kane dhene duke menduar se parate do ti ktheheshin pasi familja Radovani kishte biznese.

Pra ata thane se nuk u kanë dhënë para me fajde djemve të ish-prefektit Radovani, por vetëm borxh për shkak të marrëdhënieve shoqërore dhe miqësive familjare.

Familjarët e të arrestuarve e kanë cilësuar të padrejtë vendimin.

Ata u arrestuan në kuadër të operacionit “Maranaj”, me masën e sigurisë “arrest me burg” të dhënë më herët nga gjykata. Burimet thanë se në seancën me dyer të mbyllura të gjithë kanë kërkuar lirim.

Nësë qytetarët ose biznesmenët nuk kthehin shumat në kohë, ata humbisnin prona që kishin lënë peng me marrëveshje.

Skema mësohet se u denoncua nga ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani.

Të përfshirë sipas prokurorisë rezultojnë ish-kancelari i Gjykatës së Shkodrës Artan Dragani, një notere dhe një efektiv polici.