Babai i Ergi Dinit rrëqeth me dedikim për të: Nuk mundem ma, më prit se nuk kam me vonu edhe shumë



Një dedikim që këput shpirtin dhe ti mbush sytë më lot, është ai që babai i Ergi Dinit i ka kushtuar atij, katër vite pas largimit të parakohshëm.



“KAM PRIT SHUME… Kater vjet pa t’pa. Kam prit shume, se nje dite tashpo kthehesh,
kam prit shume. Kam prtit shume, se Ti nuk me the lamtumire, e qe s’do t’ vish prap,
kam prit shume.



Nuk mundem ma, se shpresa per me t’pa

gati dha shpirt, s’mundem ma. Tash shpresen e kam lan
ne durt e nje Zoti qi dikur nuk i besova, se nuk mundem ma.

Se syte e mi nuk shohin ma drite qyshse Ti u bane drite yjesh, moj Drita e syve te mi. E kam zgjedh nje cope qiell aty ku ndrit Ylli Jot, zemra jeme.

E po pres ernat me ardh me m’marre, Zemra jeme. Me prit,zemra jeme,me prit, se nuk kam me vonu edhe shume, Zemra jeme! Se baba kurr s’t’ka braktis, Shpirt! (Dashamir Dini)”.