Babai i tregon vajzës historinë që i copëtoi zemrën, ajo mori mësimin që kurrë s’do ta harrojë (lexojeni)

“Njëherë e një kohë ishte vajza e një fermeri të vjetër i cili vazhdimisht ankohej për jetën të vështirë. Ai ishte lodhur nga mundimet dhe nuk donte asgjë; kur zgjidhte një problem, menjëherë i shfaqej një tjetër dhe kjo e kishte bërë atë të dorëzohej dhe ndihej i lodhur.

Fermeri i kërkoi vajzës së tij një ditë që të afrohej në kuzhinë dhe të ulej. Pastaj, mbushi tre enë me ujë dhe i vuri në zjarr. Kur uji filloi të valojë, vendosni njërën një karotë, në një tjetër vezë dhe në të fundit disa kokrra kafeje. AI la të vlonin pa thënë asnjë fjalë ndërsa vajza priste me padurim pa e kuptuar se çfarë po bënte babai i saj.

Pas njëzet minutash, babai shuajti zjarrin. Ai mori karrotën dhe e vuri në një tas. Mori vezën dhe e vuri në një pjatë. Më në fund, derdhi kafenë në filxhan.

“Çfarë po sheh?”, iu drejtua vajzës.

“Një karotë, një vezë dhe një kafe”, ishte përgjigjja e saj.

Ai ia bëri me shenjë të afrohej dhe i kërkoi të prekte karrotën. Ajo vuri re se ishte bërë e butë. Pastaj babai i kërkoi të prekte vezën, e ajo pa se veza ishte ngurtësuar. Pastaj me kafenë pa se nuk kishte ndryshuar, por uji kishte marrë ngjyrë kafe se vinte një aromë e mirë prej tij,

Vajza me përulësi pyeti: “Çfarë do të thotë kjo, babi?”

Ai i shpjegoi se të tre objektet ishin përballur me të njëjtën fatkeqësi: ujin e valuar.
Megjithatë, të treja kishin reaguar ndryshe. Karrota ishte e fortë, por pasi ishte zier, ajo ishte bërë e lehtë për t’u thyer.

Veza ishte delikate, guaska e saj e hollë mbronte një sasi të lëngshme, por pasi ishte zier, brendësia e saj ishte ngurtësuar. Kafja, megjithatë, ishte unike: pasi ishte valuar, ajo kishte ndryshuar ujin e vetë.

“Çfarë je ti?” e pyeti ai vajzën e tij.
“Kur vështirësitë të trokasin në derë, si reagon? Je një karotë që duket e fortë, por kur vjen fatkeqësia dhe dhimbja, bëhet e dobët dhe humbet forcën e saj? Je një vezë, e cila në fillim ka një zemër të lakueshme dhe një frymë fluide, por pas një ndarje ose një lamtumire, bëhet e fortë dhe e ngurtë? Apo je si kafe? Kafeja ndryshon ujin, elementin që shkakton dhimbje. Kur uji arrin pikën e vlimit, kafeja lëshon shijen e saj më të mirë. Nëse je si kafeja, kur gjërat shkojnë keq, ti reagon mirë dhe lejon edhe botën rreth teje të ndihet më mirë. ”

Duke qenë vezë ose karotë, penalizon vetëm veten! Mos u ndal, lufto. Ji e fortë dhe beso tek vetja. Mëso të dominosh vështirësitë.

Për të mbajtur të gjallë motivimin për të marrë atë që duam, është shumë e rëndësishme që ky qëllim gjithmonë të na shoqërojë. Mos harroni se sa vlen për ju: të përpunoni një imazh mendor, mbyllni sytë dhe ndjeni fuqinë e mendimeve tuaja.

Kur diçka nuk shkon siç kemi shpresuar, ne na lindin pikëpyetje në kokë, pse nuk ndodhi kështu… Mos mendoni se gjithçka duhet të jetë lineare në jetë. Sipas përkufizimit, kjo do të na kërkojë ndryshime, asgjë nuk është statike. Jini fleksibël, balanca nuk ekziston, jeta kërkon ndryshime dhe gjërat mbeten ashtu siç janë për një kohë të shkurtër. Nëse Plani A nuk punon, mos harroni se alfabeti ka 36 shkronja.

Ballafaqohuni me pengesat: balanconi mendimet tuaja
Dështimi është vetëm një, një. Dhe, për më tepër, është i përkohshëm. Është e mundur që ju të tërhiqeni, por kur të ndodhë, e ktheni këtë dështim në një mundësi duke kujtuar se sukseset janë miqtë më të mirë me njëri-tjetrin: përmblidhni dhe shqyrtoni se si i keni kapërcyer vështirësitë, këto janë sukseset tuaja. Mos i harro ato!

Mendimet nuk janë veprime, për këtë arsye, është e nevojshme që të veproni për të arritur qëllimet tuaja. Jini luftëtarë dhe largoni nga rruga juaj vështirësitë që qëndrojnë mes jush dhe qëllimeve tuaja. Ndonjëherë ata janë njerëz të tjerë ose të njëjtat rrethana, por në përgjithësi ne vetë i vendosim shkopinjtë në rrota!/Përktheu: ShkodraNews-Lamenteemeravigliosa