Balla nxjerr videon nga protesta e opozitës: Lulëzim paske paguar përsëri para sot?

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka shpërndarë një video nga momenti kur një prej protestuesve hedh bojë mbi godinën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Pas ngjyrosjes me bojë të zezë së ministrisë së Brendshme nga protestuesit ditën e sotme sipas Ballës ky i fundit është paguar nga ana e ish-deputetëve të PD për të kryer një akt të tillë.

Postimi

“Lulezim! Paske paguar përsëri para sot? Jo vetëm për t’i sjellë në protestën tënde, jo vetëm për të sponsorizuar dhunën, por edhe për të hedhur bojën tënde të zezë kundër shtetit dhe imazhit të shqiptarëve.

Tregoju tani atyre rrugëhumburve që ende të vijnë nga mbrapa: ato para që nxori nga çanta Albana Vokshi, a vijnë edhe këto nga Sheremetyevi???””, shprehet Balla.