Balla zbulon çfarë iu kërkua Bashës dhe Kryemadhit nga eurodeputetët, flet edhe për rrezik

Socialisti Taulant Balla, njëherazi edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, përmes një postimi në Twitter thotë se Parlamenti Europian përkrah fuqishëm hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE për Shqipërinë.

“Parlamenti Europian përkrah fuqimisht hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor 2019. Mirënjohës ndaj mesazheve inkurajuese #TunneKelam @CDPreda @knufleckenstein @JFLopezAguilar @BasBelderMEP @ilhankyuchyuk @MeszericsT”,- shkruan Balla, teksa ndalet tek kriza politike, ai thotë se PE i dha një mesazh të qartë opozitës kur i kërkoi të braktisë, atë që e quan kurs të rrezikshëm politik duke iu kthyer jetës institucionale.

“Partia Socialiste mirëpriti përfshirjen e kolegëve tanë të Parlamentit Europian që i kërkuan opozitës të braktisë kursin e saj të rrezikshëm politik, ndalimin e dhunës dhe kthimin në jetën institucionale dhe përfshirjen e tyre në listën e deputetëve për të nderuar mandatin që elektorati u dha atyre”,- shton Balla.