Balliu: Deputetët në Kuvend janë një tufë viçash

Pas ngjarjes në Rinas, ka reaguar edhe njëherë opozita.

Ish-deputeti, Klevis Balliu ka qenë, si çdo mbrëmje, pranë banorëve të Astirit në protestën e rradhës.

Balliu u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e 13 prillit kundër Edi Ramës dhe tha se ky i fundit duhet shporrur njëherë e mire.

Balliu ka reagur dhe ndaj grabitjes së ditës së sotme në aeroportin e Rinasit, ku sipas tij policia duhet të ishte e angazhuar dhe se nuk ka qeveri, po bandita.

‘Qytetarë ju bëj thirrje bashkohuni me maxhorancë absolute dhe zhduken këtë rilindje të poshtër. Ku janë qytetarët. Deputetët që rrinë në Parlament janë një tufë viçash. Është koha që të çoheni për veten tuaj. Pavarësisht se e gjithë policia duhet të ishte e angazhuar sot u vodhën 10 milionë euro, sepse sot nuk kemi qeveri po bandita që drejtojnë. Ata meritojnë të zhduken në datën 13’, tha Balliu.