Banderola gjigande shfaqet mbi urë, deklarata që ajo mban është mahnitëse

“A e mban mend atë rrugë, ku ishim unë dhe ti! Dhe njerëzit që vraponin dhe bërtisnin pas nesh. Gjithçka që unë dua, mendova, është vetëm dashuri”.

Dhe pastaj «A. Te dua D. ».

Një banderolë gjigande me gjerësi prej 20 metrash ishte vendosur në këmbët e skelës së Bestos di Alassio.

Një deklaratë dashurie për një burrë apo një grua në ditën e Shën Valentinit.

Fjalia e parë është marrë nga kënga “Sotto il segno dei pesci”, kënga historike e Antonello Venditti.

Kurse “A.Ti Amo D.” mbetet anonim. Një deklaratë e pazakontë dashurie që la të mahnitur banorët e Alassio që ishin duke ecur mëngjesin e djeshëm në Promenade Grollero./Përktheu: ShkodraNews