“Banka e Rinasit”/ Grabitësit morën 180 kilogramë euro shumë më tepër se 10 milionë euro

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me grabitjen e parave në Rinas.

Nga informacionet e dala së fundmi, thuhet se në avion po transportoheshin rreth 20 apo 30 milionë euro.

Kjo pasi, kanë qenë 5 banka që po transportonin paratë e tyre, ndërsa vetëm njëra bankë ka patur 8 milionë euro.

180 kilogramë euro, me prerje nga më të voglat deri në prerjen 500-she, kanë qenë nëpër shumë thasë, gati për të fluturuar jashtë vendit me linjën ajrore austriake.

Grabitësit kanë marrë pothuajse të gjitha paratë që ishin bërë gati për t’u transportuar.

Dhe me sa duket, të gjitha pasojat e kësaj grabitje do t’i paguajnë shqiptarët. Euro sot shënoi një ulje.

Sipas Sekretarit të Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli paratë e bankave të grabitura do të paguhen nga shqiptarët nëpërmjet çmimeve më të larta për shërbimet që do t’iu ofrojnë klientëve, për shkak të shtrenjtimit të primit të sigurimit.