Banorët e Astirit nuk mbajnë më, bëjnë atë që nuk pritej

Prej 76 ditësh ata janë në protestë. Mbrëmjen e sotme banorët e Astirit nuk duruan më dhe të gjithë u ngritën që të bllokonin rrugën, duke paralizuar qarkullimin e mjeteve.

Banorët kërkojnë dëmshpërblimin në vlerën e tregut për banesat që preken nga projekti i Unazës së Madhe dhe anulimin e këtij projekti.

Ashtu si banorët edhe deputetë të opozitës kanë mbështetur protestën, duke iu qëndruar atyre pranë.