Banorët e fshatit të Tiranës ngrihen në protestë, ja ç’u ka bërë Erion Veliaj



Edhe pse jemi në vitin 2020, pas 30 vitesh demokraci, shqiptarët ende vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm.



Kjo ka sjellë këtë mbrëmje revoltën e banorëve Saukut në Tiranë, të cilët kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugën duke protestuar për mungesën e ujit të pijshëm gjatë ditëve të fundit.



Protesta mësohet se ka zgjatur 10 minuta dhe është zhvilluar pranë Sanatoriumit. Kujtojmë që edhe vetë spitali Covid-2 ka pasur mungesë të theksuar të ujit të pijshëm.