Banorët e Mbrostarit në rrugë, kundër BY-PASS, çfarë paralajmërojnë ata

Banorët e Mbrostarit në Fier kanë dalë në protestë kundër punimeve të By Pass. Sipas tyre ky ndërtim u bllokon rrugën për rreth 50 banesa. “Kjo është e vetmja rrugë, nuk ka rrugë tjetër. Nuk kalon asnjë makinë apo ambulancë. Kemi bërë shumë ankesa, por nuk na është dhënë zgjidhje”, shprehn banorët.

Banorët paralajmërojnë se do të përshkallëzojmë protestat deri në bllokimin e rrugës nacionale ndërsa janë mbështetur në këtë reagim të tyre edhe nga përfaqësuesit e opozitës.