Banorët kërcënojnë Erion Veliajn. A do të guxojë ai ta prekë përsëri … Ardit Gjoklajn

Një pemë me emrin e të riut Ardit Gjokolaj ka nisur të lulëzojë në Unazën e Re, aty ku u mboll mbrëmjen e sotme. Ishin banorët e Astirit që me këtë pemë të mbjellë paralajmëruar kryebashkiakun Erion Veliaj.

Për të 99 ditë banorët dolën sërish në rrugë, këtë herë duke mbjellë pemët që u shkulën në fillimin e punimeve. Ata i bënë thirrje kryebashkiakut Erion veliaj që të mos i prekin pemët e mbjella nga ata.