Banori i puth dorën, Rama: Lëreni ore partinë, sekretar jam vetë. Tërmeti nuk pyet, vjen e të merr

Kryeministri Edi Rama pasi ishte në Dedaj të Vorës, është ndalur në një tjetër familje në Marqinet, ku ka parë nga afër punimet në një banesë që ishte shembur nga tërmeti i 21 shtatorit.

Teksa bashkëbisedonte me të zotin e shtëpisë, ky i fundit nuk i ka kursyer lavdet madje i ka puthur dorën Ramës. Gjatë fjalës së tij kryeministri tha se tërmeti nuk pyeti as asgjë, madje as për parti.

BISEDA ME BANORIN

Rama: Tërmeti nuk pyet për parti

Banori: Rrofsh. E drejtofsh këtë Shqipni ashtu siç e ke drejtuar. Ngushëllime atyre familjeve të viktimave, se s’kemi ça të bëjmë. Punët e Zotit.

Rama: Zonja juaj?

Banori: Zonja ime. Zonja e parë. (I prezanton një person) Është sekretari i partisë së fshatit, i partisë socialiste

Rama: Hajde leje partinë. E pe tërmetin? Tërmeti nuk pyet për parti. Nuk kërkon ça partie je. Të vjen dhe të merr. Siç erdhi tërmeti dhe nuk pyeti për parti, dhe ne duhet të punojmë dhe të qeverisim. Partitë vijnë mbrapa. Kur s’kemi punë të tjera për të bërë. Lëre mo sekretarin. Sekretar jam vet unë.

Banori i puth dorën
Rama: Mos më puth dorën mua mo aman.