Barbara Dini rikthehet në muzikë pas vde.kjes së vëllait, por Ergi i la pengun më të madh

Pas një shkëputje shumë të gjatë që pasoi vdekjen e vëllait të saj, Ergi, këngëtarja Barbara Dini tregon se tashmë i është rikthyer muzikës. Pas 5 viteve ajo ka ka publikuar klipin e saj.

Në një intervistë të dhënë sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Barbana ka rrëfyer edhe njhë peng shumë të madh që ka pas vdekjes së Ergit.

“Më ka mbetur peng që nuk pata një këngë me Ergin, por kënga që do të sjell më 15 tetor, në ditën e lindjes së tij, është një këngë që Ergi kishte dëshirë ta bënim bashkë, por mbeti demo. Nuk arritëm dot ta realizonim të plotë. Ky do të jetë projekti im i radhës, të cilit po i përkushtohem për ta nxjerrë në kohë dhe për të qenë perfekt në çdo detaj, ashtu siç Ergi do të donte. Kam përgjegjësi dhe emocione të mëdha, prandaj dhe gjithnjë e kam shtyrë në kohë, por do ta bëj. Kënga është me tekst dhe muzikë nga Ergi dhe titullohet “Ku je?”. Kam vendosur të mos ndërhyj në asgjë, as në tekst dhe as në muzikë, do të jetë ashtu siç ai e ka ndërtuar”,- u shpreh këngëtarja, vëllai i së cilës ndërroi jetë në nëntor të vitit 2016 pas një aksidenti të rëndë me motor.