Basha braktis revolucionin e Metës dhe Berishës, bie sërish në gjunjë para SHBA-BE si në 2017

Rama u lëkund dhe ishte gati të pranonte pazarin e Metës dhe Berishës, por nuk e lejuan SHBA-BE, tani të gjithë të rrezikuar nga SPAK-u.

Nuk ka asnjë dyshim se lëvizja vetëndëshkuese e opozitës, duke djegur mandatet dhe bojkotuar zgjedhjet lokale, ishte një ide e Sali Berishës dhe Ilir Metës, me shpresën se do të krijonin kushtet për të ardhur në pushtet dhe do të shpëtonin nga drejtësia e re.

Lulzim Basha ishte thjeshtë një zbatues i këtij skenari. Fillimisht me zbatimin e skenarit u angazhuan vetëm Basha dhe Monika, nën kujdesin e Sali Berishës. Meta doli në skenë më vonë, kur anuloi datën e zgjedhjeve, shpalli një datë tjetër në 13 tetor dhe nisi sulmet ndaj SHBA-BE, për shkak të angazhimit të tyre për ngritjen e SPAK-ut.

Meta arriti deri aty sa të akuzonte amerikanët për komplot me reformën në drejtësi dhe për sabotimin e hapjes së negociatave. Pasi i hodhën dy dekretet në koshin e plehrave, Meta akuzoi amerikanët si ngatërrestar.

Edi Rama, nga ana e tij, si personazh frikacak dhe që njihet mirë nga Berisha-Meta, ishte gati të pranonte pazarin e tyre, sidomos pak para zgjedhjeve të 30 qershorit, kur Berisha dhe Meta përbetoheshin përmes Bashës se do të pushtonin qendra e votimit. Rama dhe Basha arritën një pazar në Gjermani, por teksti i marrëveshjes u hodh në koshin plehrave nga SHBA-BE. Ky ishte edhe momenti kur Edi Rama u shpreh i vendosur për të zhvilluar vetëm zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ishte pikërisht ky moment kur Ilir Meta humbi kontrollin, ku një ditë thoshte se do të vriste vetën, një ditë se do luftonte kundër amerikanëve si Mic Sokoli, një ditë fliste për komplot ndërkombëtar dhe sot ka marrë malet nga makthi i SPAK-ut.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha u kërcënua hapur nga amerikanët se do të digjej si politikan nëse ndiqte skenarin e Berishës dhe Metës. Basha u kërcënuar me futjen në listën e zezë dhe shpalljen e PD organizatë të dhunshme. Mjaftoi ky kërcënim që Basha të braktiste Berishën dhe Metën si në vitin 2017, ku doli nga çadra dhe ndau pushtetin me Ramën, për të fundosur LSI. Lëvizja e Bashës tashmë lexohet lehtësisht nga të gjithë. Basha nuk bëri asgjë për të ndaluar zgjedhjet lokale, po dorëzon të gjitha bashkitë paqësisht dhe së fundi nuk po njeh më dekretin e Metës për 13 tetorin.

Sot ishte afati i fundit për t’u regjistruar në zgjedhje për 13 tetorin. Basha nuk lejoi që PD të regjistrohej në zgjedhje, duke i dhënë një goditje Ilir Metës. Kreu i PD vazhdon retorikën teatrale sa për të mbajtur në gjumë demokratët, për të hyrë qetësisht në zgjedhjet e 2023, me shpresën se deri atëherë Berishën dhe Metën do t’i ketë përla përroi i SPAK-ut./Pamfleti