Basha dhe aleatët rrezikojnë të hapin një k.o.nflikt të ri, paralajmërimi b.ombë i Bushatit, në lojë edhe ambasadorët

Nga Andi Bushati

A janë të aftë, a kanë nerva, besim, vullnet dhe shpresë, ata ndërkombëtarë që po e yshtin PD-në dhe aleatët të miratojnë reformën zgjedhore, ti hyjnë gjithë këtij qilizmi të shtetit të kapur shqiptar?

Askush nuk mund të vërë këtu një bast pozitiv. Opinioni i përgjithshëm është se ata duan një zgjidhje sa për sy e faqe, një reformë zgjedhore të përmirësuar, për ti thënë OSBE, bundestagut, Palmerit se një nga kërkesat u realizua. Ata, as nuk e ëndërrojnë, as nuk e bëjnë dot, një shkallmim të strukturës kriminale që ka kapur pushtetin, pa të cilën reforma zgjedhore do të rrezultonte një shaka pa kripë. Ata nuk kanë as aq fuqi dhe as aq vullnet sa të zhbëjnë gjithçka Edi Rama ka ndërtuar në gjashtë vite dhe ç’ka trashëguar nga më parë.

Pikërishtë këtu qëndron kontradikta e tyre me platformën që PD propozoi sot: Opozita, në letër, kërkon një transformim të madh, ndërkombëtarët, në praktikë, një arrnim të vogël.

Në këtë kuptim, kushtet e sotme të PD dhe aleatëve, sado logjike dhe parimore qofshin, rrezikojnë të hapin një konflikt të ri me diplomatët burokratë dhe ambasadorët e Tiranës. Sepse në thelb ato lexohen si një “Jo” ndaj kërkesës formale për tu ulur në tryezën e reformës. Dhe ky rrefuzim i butë, ky pranim për tu ulur në tryezë me kushte të pamundura, riskon të thellojë hendekun mes tyre.

Nuk do të ishte çudi, që pas kësaj të kërkohej rruga më e lehtë. Rama ta bënte reformën me opozitën e re, ta miratonte atë në parlement me bekim ndërkombëtar, Bundestagut ti thuhej: kushti u përmbush e të gjithë të shpërndaheshin të lumtur dhe të kënaqur. Opozita do të linte edhe njëherë imazhin e humbses. Para saj do të shtrohej dilema e madhe nëse mund të marë pjesë në zgjedhjet e ardhshme në kornizën e një reforme nga e cila e kanë përjashtuar.

Por, me sa duket me rrugën që kanë zgjedhur, Basha as aleatët e tij nuk kanë zgjidhje tjetër. Ata edhe njëherë po e vënë veten mes dilemës, të bëhen fasadë, apo ta lënë të keqen të precipitojë në fund. Versionin e parë e kanë të testuar, i dyti ende mbetet mister./Marre nga Lapsi