Basha i kërkoi dorëheqjen, Rama nxjerr deklaratën e fortë, ja e vërteta me negociatat

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur dy fjali nga deklarata e Presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk për të kthyer një përgjigje për akuzat e opozitës dhe liderit të PD që e quan dështimin për të marrë një vendim pozitiv për negociatat, dështim personal të kryeministrit dhe qeverisë.

“Nuk pati unanimitet për negociatat! Nuk është faji i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

Kësaj deklarate të Tusk, Rama përmes një fotomontazhi publikuar në FB, i vë përballë deklaratën e liderit të demokratëve Lulzim Basha që tha:

“Vendimi për të mos hapur negociatat është dështim i qeverisë shqiptare”.

Sakaq, sot, kreu i qeverisë tha se në ditët në vijim do të këtë disa komunikime mes tyre edhe me Presidentin e Francës Macron, për të biseduar me vijuershmërinë e procesit të negociatave. Kujtojmë se Franca vendosi veton për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe pas kësaj, kryeministri Zoran Zaev dha dorëheqjen.