Basha ka komunikim me Ramën? Zbulohen detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura, ja çfarë u tha ai të vetëve

Menjehere pas deklarates se Ilir Metes, Basha ka mbledhur Keshillin e Partise Demokratike.

Basha mësohet të ketë deklaruar se objektivi kryesor i PD-së dhe i opozitës së bashkuar është largimi i kryeministrit Edi Rama, si mënyra e vetme për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

‘Dua t’u them me 100 % garanci se do kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare’, mësohet se ka deklaruar Basha.

Ndonëse nuk dha datë, kreu i PD tha i bindur se zgjedhjet parlamentare do bëhen para afatit, pra para vitit 2021.

Por të njëjtat burime bëjnë me dije se Basha nuk foli për zgjedhjet e pritshme lokale, ndërsa qetësoi të vetët për thashethemet se po bën një marrëveshje të fshehtë me Ramën.

Kreu i opozitës ka deklaruar se nuk ka dhe as nuk do të ketë negociata të fshehta me Ramën, ndërkohë që ka theksuar se prioriteti i tyre është largimi i këtij të fundit si kryeministër.