Basha kërkon shkarkimin e tij, Voltana i hap dyert dhe e përgëzon për punën Sandër Lleshin

Ndërsa po përballej me një prej skandaleve të forta që tronditi strukturën e policisë së Shkodres dhe pak ditë përpara se opozita e bashkuar të vërshojë në shesh, në protestën e madhe kunder qeverisë Rama, kryetarja demokrate e bashkisë Shkoder Voltana Ademi i hap derën e ngushëllimit ministrit kyç të Edi Ramës, Sander Lleshaj.

Jo vetëm në takim zyrtar me të gjithë drejtuesit e qarkut, por edhe në zyrën e saj në një bisede më miqësore, Ademi vendos t’i japë të gjithë suportin e kërkuar Sander Lleshajt, duke mos pyetur për qëndrimin e opozitës, e as për reaksionet që më herët kishte patur për policinë. Nëse në statuset e saj në facebook denonconte me forcë vetëm pak muaj më parë situatën e rëndë kriminale në Shkoder dhe bënte me përgjegjësi policinë dhe ministrinë që drejton Sander Lleshaj, sot strategjia e kryebashkiakes u tjetërsua, sikur qyteti të jetonte kohët më të mira.

Shkoi madje deri aty sa biseden e tjetërsoi në llogore të politikes që nuk i shërbejne asnjë zgjidhje, por vetëm e vetëm për të luajtur rolin e protagonistes, duke shpërfillur qëndrimin e kryetarit të partisë demokratike Lulzim Basha, liderit historik Sali Berisha dhe të gjithë opozitës, që ka një mendim tjetër si për Lleshajn, ashtu edhe qeverinë që ai përfaqëson. Ademi madje përgëzimet nuk i kurseu për pika të caktuara, duke treguar edhe njëherë tjetër dyfytyrsinë e saj.

Kulmi i aksionit opozitar të orëve të fundit shkoi deri aty sa të kërkonte që Lleshaj të dorehiqej për skandalet e njëpasnjeshme me policinë e shtetit dhe strukturën që ai drejton, por Ademi mendon dhe vepron ndryshe duke e marrë në mbrojtje, vetëm për kredon e saj politike. Ajo heshti, qoftë edhe si një nënë, e jo më si një e zgjedhur vendore, që asesi nuk duhej të ndodhte, per video – skandalin e policit të Malësisë së Madhe, i akuzuar për abuzim me të mitur, e që shfaqej në veprime të turpshme.

As rasti i Kavajës, që tronditi mbarë opionionin publik, e ngriti shumë hije dyshimi për sigurinë në shkolla, nuk i ka rënë në sy Ademit, që të paktën edhe politikisht po të ishte nevoja, do të duhej t’ia përplaste në sy ministrit të brendshëm. Nuk e bëri sepse më parë se asgjë i intereson karrigia e saj, edhe se interesi publik.

E duke mos përfaqësuar asnjë interes qytetar dhe politik, edhe njëherë tjetër Voltana Ademi me zë dhe figurë i dha një mësim të mirë Lulzim Bashës dhe Sali Berishës së cfarë personash kanë zgjedhur t’i besojnë poste të rëndësishme, që nuk pyesin për asgjë tjetër vetëm për kokën e tyre. Kryetarja e bashkisë me gjithë këtë nuk bëri asgjë tjetër po i dha edhe qytetarëve të Shkodres një model të qartë se si ajo ka vepruar dhe punuar në këto 3 vite në këtë post, duke parë jo më larg se hunda e saj dhe rehatia e karriges që ngroh në këto vite./ShkodraNews