Basha lëshon bom.bën: Ja kush është vr.a.sësi me pagesë që kandidon për kryetar bashkie

Opozita aktualisht është jashtë zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Por edhe pse jo pjesmarrës në zgjedhje, basha nuk ka nguruar të komentojë disa nga kandidatët e rivalëve të tij.

Kryetari i Partisë Demokratike ka hedhur akuza për disa nga kandidatët e Partisë Socialiste por edhe të Bindjes Demokratike, që i konsideroi si vrasës me pagesë.

Në konferencën për shtyp me gazetarët, kreu demokrat u ndal të Ymer Lala, babai i deputetes së PS, Reme Lala për të cilin the se është një kriminel qe ka perzgjedhur disa kandidate te mazhorances per zgjedhjet lokale. Basha shtoi se kandidati i Bindjes Demokratike në Kukës, Abedin Uruci është një vrasës me pagesë.

“Në fakt për shumicën e tyre provat kanë dalë dhe janë bërë publike, pavarësisht në disa raste disa media i shërbejnë amnezisë. Kjo është një thirrje të nxjerrin arkivin dhe ti marrin  me radhë se kush janë këta kandidatë. Vrasës me pagesë si Abedin Uruci, vrasësi Ymer Lala, të jemi në këtë betejë aq sa mundemi. Sa  të mundeni hapni arkivin se këta janë të denoncuar me emër dhe mbiemër tash e pesë vite.

Ymer Lala është kriminel, Bedri Hoxha nuk ka asnjë mbështetje kur bëhet fasadë me juntën. Sot ndodheni në një betejë për jetë a vdekje. Ne kurrë nuk kemi bërë thirrje për dhunë dhe ne distancohemi nga aktet e dhunës. Komandant i zemërimit popullor nuk është Lulzim Basha, por ne shpalosim programin politik”, pohoi Basha.