Basha merret i pandehur, Taulant Balla bën të ‘mërziturin’, su.lmon prokurorinë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar pasi daljes së lajmit se Kryetari i PD Lulzim Basha merret si i pandehur për lobimin 675.000 usd në SHBA.

Në një postim në Facebook Balla shprehet se Prokuroria në konkluzione nuk i ka përfshirë të gjitha veprat penale për të cilat Basha duhet të hetohet.

Postimi i plotë:

“L.Basha nuk mund të gjykohet vetëm si fallsifikator. Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500 mijë dollarë & vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” qëndron.Pse në konkluzion kjo akuzë mungon?

Teksa shqiptarët presin të ngrihet SPAK është papranueshme që prokurorë të caktuar të bëjnë amnisti për vepra penale kaq të rënda. Gjykata nuk duhet ta pranojë dhe duhet ta rikthejë për hetim. Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK jo nga KÇK.