Basha në seli, bashkëshortja e tij i bashkohet protestës: E tmerrshme, sa herë të më thërrasin do…

Ndërsa pritet që kreu i PD, Lulzim Basha, t’i bashkohet protestës që po mbahet para Drejtorisë së Policisë në Tiranë ku kërkohet lirimi i të arrestuarve, bashkëshortja e tij Aurela, është parë mes qytetarëve.

Në një intervistë të shkurtë për News 24, Aurela nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment si bashkëshortja e liderit të PD, por ka thënë se ka dalë si qytetare dhe se situatën e sheh të tmerrshme.

Ajo tha se sa herë që ta thërrasin për protestë, do t’u bashkohet.

“Unë kam dalë si qytetare sot, situatën e shoh të tmerrshme. Sa herë të më thërrasin për protestë, unë do të dal”, u shpreh ajo.