Basha nga Shkodra dha mesazhin e djegies së Voltanës. Gara për bashkinë do ti besohet një emri të njohur në PD

Qofte edhe nje fjale e vetme e thene per Voltana Ademin dhe krah tij te rreshtuar ish deputetet jo vetem te cilet dogjen mandatet rreth 2 muaj me pare, Lulzim Basha nga Shkodra u mundua te percjelle nje mesazh te forte per votuesit e djathte. Pasdreken e se martes nga pallati i sportit “Qazim Dervishi” ndersa foli per qeverine, zgjedhjet e parakohshme dhe fatin e Edi Rames, me nenkode kryetari i PD la te kuptohet edhe fatin e Voltana Ademit.

Kryetarja e bashkise nuk do te jete me nje figure e ricikluar nga Basha qe te rikandidoje per nje mandat te dyte ne zgjedhjet lokale qe jane parashikuar me 30 qershor. (Edhe pse fati i tyre mbetet ne pikepyetje.) Gjithsesi kreu i PD-se duket se e ka perfunduar skenarin per Shkodren dhe duke u informuar per pakenaqesite ne rritje ndaj Ademit dhe pak emrave te besuar te saj, ka vendosur te nxjerre ne skene perkrah demokrateve te tjere emrat potencial qe prej kohesh perfliten per kete gare te forte te zgjedhjeve vendore, ku Shkodra mbetet kale beteje.

Fakti qe Basha ne takimin e Shkodres nuk e permendi askund Ademin dhe ftohtesia me kete te fundit gjate qendrimit ne kete qytet u pa dhe degjua nga te gjithe dhe vete kryetarja e bashkise e ka shprehur me shqetesim tek te besuarit e pakte te saj. Duket se lobimi qe po ben Ademi ne gjithe kete kohe ka nisur ti shembet pak nga pak, duke pare se situatat e fundit nuk jane ne favorin e saj. Lulzim Basha nuk mundet te beje cmenduri me Shkodren dhe per kete ai e di se rifutja ne loje e Ademit eshte e tille.

Se pari per punen e dobet 4 vjecare ne bashki ku deshtimet jane kryefjale e saj. Se dyti per pakenaqesite brenda partise dhe maredheniet e ngrira te saj me shume ish deputet dhe anetar kryesie. Se treti per argumentat e forte politik qe do ti jepeshin kundershtarit per fushate. Keto nuk mund te pranohen ne keto momente krize nga Basha, i cili zgjedhjet i ka sfide edhe personale. Sot ai ka 15 nga 61 bashki, ku Shkodra mbetet e vetmja me e rendesishmja dhe humbja e saj do te ishte nje vetevrasje politike./ShkodraNews