‘Basha shkoi në Gjermani dhe do bëhet nami i zi. Tha do takojë Merkelin, por një prift…’

Kur nuk na ndanin shumë orë nga protesta e 8 eopozitës, kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, u bëri thirrje nga Zall Herri të gjithë demokratëve që të distancohen nga drejtuesit e tyre, që pushtetin e duan sic tha ai për të shkatërruar Tiranën dhe Shqipërinë.

Ai ironizoi edhe liderin e PD, Lulzim Basha për vizitën në Gjermani.

“Lul Basha tha do shkoj në Gjermani dhe do bëhet nami i zi. Do takoj Merkelin, tha, dhe do vij mbështetja e jashtëzakonshme për këto protesta dhe do rrëzojmë Edi Ramën për herën e 20-të. As Merkelin nuk e takoi, as mbështetje nuk mori. Një shtet serioz si Gjermania deri tani kë ka mbështetur dhe kujt i ka dalë në krah? Edi Ramës apo Lul Bashës? Edi Ramës! Basha shkon një javë para protestës në Gjermani, sillet vërdallë në Berlin e takon një prift, vjen në Tiranë dhe thotë që mora uratën që të shkatërroj Tiranën: kjo është të fyesh inteligjencën, kjo është të tallesh me njerëzit, kjo është të mendosh se njerëzit janë budallenj, hanë bar dhe nuk e kuptojnë që, jo vetëm je askushi, jo vetëm që nuk ke lënë një gjurmë kur ke qenë në pushtet, në Tiranë, por ke lënë vetëm plagë të hapura, duke filluar nga rruga Durrës Kukës, tek 21 janari, tek falja e detit dhe në fakt ka vetëm një parti që jo vetëm nuk fal detin por mban edhe premtimet e aleatëve që kanë ikur në rrugë të gabuar”, tha Veliaj, ndërsa shprehu bindjen se Lulzim Basha nuk do të arrijë të bëhet kurrë kryeministër pasi siç tregoi edhe në krye të Bashkisë së Tiranës nuk bëri asnjë punë.