Basha tjetër g.afë me llogaritjet matematikore, sot tha se…(video)

Teksa po mbante fjalën përmbyllëse të protestës, demokrati Lulzim Basha foli edhe në anglisht, si mesazh për ndërkombëtarët, të cilët janë shprehur kundër daljes së opozitës nga Parlamenti.

Por mes të tjerash, Basha teksa tha se protesta e sotme hyri në historinë tonë të bashkimit kombëtar, ka bërë një ngatërresë.

Basha tha se protesta e parë kishte shumë njerëz dhe ishte mbajtur në 26 Shkurt, ndërsa realisht ajo ka ndodhur në 16 Shkurt.

Ishim shumë në 26 Shkurt, jemi shumë më shumë në 16 Mars. 16 Shkurti i hapi rrugën një vërshimi popullor që nuk do të ndalet më kurrë po do të vazhdojë dita ditës.”

Ndoshta kjo ka qenë një ngatërresë nga ana e Bashës, por ne nuk mund të harrojmë faktin se ai disa herë ka dështuar në llogaritjet matematikore.