Basha zbulon mesazhin që mori Rama sot nga Berlini: Të gjithë bashkë më 11 maj

Basha ndodhet sot në Gjirokastër, ku dha një mesazh nga Europa për Edi Ramën.

Sipas Bashës, mesazhi i Europës është se negociatat për Shqipërinë nuk do të hapen, pa u ndëshkuar politikanët që vodhën zgjedhjet e 2017.

“Sot në këtë ditë të Europës mesazhet kanë ardhur të qarta për qeverinë e paligjshme të Edi Ramës. Sot, kanë ardhur mesazhe të qarta nga Berlini. Mesazhi se pa u dënuar politikanët që vodhën zgjedhjet e 2017, Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Kjo është e vërteta, dhe jo pallavrat dhe propaganda e Edi Ramës, e cila buçet nga buritë e shpuara të televizioneve kombëtare të kapura nga paratë që u vidhen shqiptarëve”, tha Basha.

Basha u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen të gjithë në protestën e 11 majit në Tiranë.

“30 vite tranzicion kanë qenë një udhëtim plot dhimbje e sakrifica drejt Europërs. Kush më shumë se ju, gjirokastritët e dinë eksodin e shqiptarëve drejt Greqisë. Kush nuk e di rrugëtimin tonë plot sakrifica. 30 vite rendje drejt Europës dhe padyshim edhe hapa për ta sjell Europën këtu. Nuk është rastësi që secili prej këtyre hapave është ndërmarrë nga PD. Kanë qenë vetëm reformat e vërteta që na kanë afruar me Europën. Sot po na thërret në skenën e vendimit ët madh politik, ne demokratëve, Shqipëria. Thirrja ime e parë ndaj demokratëve, qytetarëve, bashkohemi me 11 maj për Shqipërinë si gjithë Europa, sepse ëndrra jonë e papërmbushur është objektivi kryesor i PD dhe koalicionit tonë, maxhorancës së re politike e numerike në Shqipëri”, u shpreh Basha.