Bashkia e Shkodrës jep lajmin e zi, ndahet nga jeta në moshën 54 vjeçare…



Bashkua e Shkodres ka reaguar pas lajmit te trishte per ndarjen para kohe nga jeta, te aktorit te njohur te humorit Anton Krosaj.



Aktori nuk arriti ta fitonte betejën me sëmundjen e rende.



“Lajm i trishtueshëm për të gjithë artëdashësit, shkodranët dhe ata që e njohën përmes artit të tij!

Aktori i humorit i Estradës së Shkodrës është ndarë nga jeta në moshën 54 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

Një humbje e madhe për familjen, për kolegët e tij por edhe artin në Shkodër e më gjërë.

Pushofsh në paqe Anton Krosaj!”