Bashkia Shkodër 137 milionë euro borxhe, Voltana Ademi hesht për keqmenaxhim e flet për suksese imagjinare



Voltana Ademi ka folur në të gjitha këto vite të drejtimit të bashkisë Shkoder prej saj vetëm për suksese, e menaxhim transparent. Madje mënyra se si ajo e ka prezantuar veten dhe administratën që përfaqëson, në shumë raste i ka bërë edhe vetë qytetarët të dyshojnë në qendrimet e tyre kur flitej për shërbime, kjo pasi kryetarja në detyrë e kësaj bashkie sukseset “imagjinare” i ka patur të pandara.



Në asnjë rast ajo nuk ka folur për keqmenaxhim, apo për probleme financiare që janë pika kyçe e një bashkie, buxheti i të cilës varet shumë për politikat që do të ndiqen më pas. Atë që nuk e ka thënë Ademi ja shpreh krejt mirë në raportin e vet kontrolli i lartë i shtetit me auditin e kryer.



KLSH ka verifikuar se, borxhet e akumuluara nga bashkitë janë shumë të larta sesa raportimet që ato kanë bërë në Ministrinë e Financave. Auditi suprem pasi ka kontrolluar financat e pushtetit lokal, ka gjetur se borxhet afatshkurtra dhe ato afatgjata kanë arritur në mbi 17 miliardë lekë, ose 137 milionë euro në fund të vitit 2019.

Gjithashtu sipas përcaktimeve në ligjin për financat vendore bashkia konsiderohet me probleme financiare kur në një muaj të caktuar të vitit buxhetor konstatohen vonesa prej më shumë se 30 ditësh në likuidimin e detyrimeve financiare ndaj palëve të treta dhe kur detyrimet e konstatuara dhe të papaguara përbëjnë 15 për qind të shpenzimeve vjetore të miratuara.

Në “Vështirësi serioze financiare”, ku stoku i detyrimeve sipas vlerësimit të KLSH-së, përfaqëson mbi 80% të shpenzimeve faktike janë shtatë bashki, mes të cilave edhe Shkodra, që në këtë listë është e vetmja bashki e madhe. Bashkia Shkodër, stoku i detyrimeve sipas vlerësimit të KLSH, së në vlerën për 381.7 milionë lekë, përfaqësojnë 142 % të shpenzimet faktike në vlerën 268 milionë lekë.

KLSH vlerëson se, stoku i detyrimeve të prapambetura vetëm për Bashkitë në fund të vitit 2019 është minimalisht 12 mld lekë, por mund të jetë edhe me i lartë për shkak të problematikave në raportim të konstatuara nga KLSH në lidhje me llogarinë 486 (llogaria e shpezimeve të periudhave të ardhshme mbi bazën e të cilës regjistrohen detyrimet e prapambetura).

Për këtë arsye, nuk jepet siguri për vlerën e detyrimeve të prapambetura për pushtetin vendor. Diferencat në raportim për Bashkinë Shkodër shkon rreth 325 milion lekë. Në asnjë moment Voltana Ademi nuk ka thënë gjysëm fjalë për këtë edhe pse e di fare mirë se ndikimi në buxhet është i rëndë, e aq më shumë në këtë periudhe kur efektet e krizës janë thelluar për shkak të pandemisë. /ShkodraNews