Baton Haxhiut i ‘qan zemra’ për ‘birin’ Gent Cakaj, shpërthen sërish ndaj Metës: Ky është…

Mosdekretimi i Gent Cakajt në krye të Minsitrisë së Jashtme nga Presidenti Ilir Meta ka alarmuar ‘babain’ e tij, Baton Haxhiun.

Pas kërcënimev që ky i fundit i kishte bërë Ilir Metës për të dekretuar Cakajn, ka ardhur tjetër reagim i ashpër, një ditë më parë, kur Presidenti refuzoi emrin e tij, duke e cilësuar të rrezikshëm për sigurinë dhe sekretin shtetëror.

Në një lidhje në studion e ‘Open’, Baton Haxhiu tentoi të përgënjeshtronte Gent Cakajn, duke u shprehur se nuk ka thënë kurrë që është për korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi.

“Caka nuk ka thënë që është për korrigjim të kufijve. Argumentet e Presidencës janë diletantizëm. Meta përdori jashtë kontekstit një deklaratë të Cakës.  Caka foli për angazhimin e shtuar diplomatik të BE-së që të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura për kufirin në rajon. Ky është fundi i një Presidenti kushtetues”, deklaroi Baton Haxhiu.