BE në alarm: Qeveria e Ramës “shterr” paratë e PPP-ve, pasurohen miqtë e tij

Qeveria e Bashkimit Europian është shumë e shqetësuar nga vendimi i qeverisë së Ramës për orientimin e financimeve drejt projekteve me PPP-të që Shqipëria po aplikon në Shqipëri.

Duke qënë se janë para tërësisht të orientuara dhe të menaxhuara nga kryeministri Edi Rama dhe një rreth i ngushtë miqsh dhe oligarkësh rreth tij, ekziston rreziku i dhënies së këtyre parave pa asnjë lloj konkurrence për projekte që gjenerojnë fitim personal dhe jo për shqiptarët.

Teksa ka publikuar vlerësimin e tij për programin e pestë të reformave ekonomike për periudhën 2019-2021 të hartuar nga qeveria shqiptare, Komisioni Europian ndalet te mungesa e vlerësimit të rrezikut për pagesat që duhen bërë për projektet e partneritetit publik privat, PPP.

Komisioni vlerëson që, pavarësisht se investimet e Shqipërisë në arsim dhe shëndetësi kanë qenë nën mesataren e rajonit, ato parashikohet të ulen me shifra alarmante dhe më tej.

Një ulje e tillë drastike nga ana e qeverisë së Ramës për këto sektorë jetikë për të ardhmen e shoqërisë shqiptare është bërë në favor të rritjes së projekteve me partneritet publik privat, duke sjellë rreziqe kyçe që minojnë të gjithë përpjekjet për reduktimin e deficitit.

Komisioni Europin, teksa nuk merr për bazë tabelat e raportuara nga ana e qeverisë shqiptare, i referohet shifrave të FMN-së, sipas të cilës PPP-të kanë arritur një vlerë prej 31 përqind të prodhimit të brendshëm bruto dhe pritet të shtohen edhe me 15 përqind në vitin 2019.

Kjo rritje e PPP-ve nuk po shoqërohet me shtim të stafit, që do të ishte në gjendje të monitoronte dhe vlerësonte këto kontrata dhe projekte komplekse, çka parasheh që detyrimet financiare publike të lidhura me PPP-të nuk po adresohen si duhet e s’po regjistrohen nga ana statistikore.

Komisioni Europian rritjen e financimeve të projekteve përmes PPP-ve e krahason me fondet e përcaktuara për financimin e arsimit, shëndetësisë dhe kërkimit.

Komisioni Europian shpreh shqetësim për faktin se qeveria ka në plan që të ulë akoma më shumë fondet tashmë të ulëta në arsim, që do bien nga 2.5% në 2.2% të PBB, shëndetësi, e cila do bjerë nga 3.0% në 2.7% dhe mbrojtje sociale që do bien nga 9.0 % në 8.6% deri në vitin 2021.

Por teksa vë theksin tek këto luhatje të financimeve, qeveria e BE shfaq shqetësimin se PPP-të rrezikojnë seriozisht rritjen e borxhit për Shqipërinë, që do të sillte një situatë jo të përshtatshme për thithje fondesh, por dhe pasiguri për investime.

Pavarësisht se niveli i financimit të projekteve përmes PPP-ve është në nivelin shqetësues prej 31 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Rama nuk ndalet në maskarallëkun e tij, duke e rritur dhe me 15 përqind të tjera, vetëm e vetëm për të dhënë para për oligarkët klientë të tij.

Ndonëse hartoi një projektligj për ndalimin e koncesioneve përmes PPP-ve, dhe gjatë diskutimit në komisionet parlamentare vijoi t’i bënte “tym” paratë e shqiptarëve përmes PPP-ve të fshehura, dhe në fund të herës e tërhoqi ligjin pa miratuar, duke dalë hapur në mënyrën e tij të vjetër.

Me ankesën e FMN, Bankës Botërore dhe tashmë të Komisionit Europian për shpërdorimin e parave në projekte pa konkurrencë dhe të orientuara tek oligarkët përmes PPP-ve mund të rrezikojë seriozisht thithjen e financimeve të huaja në të ardhmen.