BE refuzoi negociatat, mesazhi ur.gjent që vjen nga NATO

Pasi iu refuzua hapja e negociatave me BE-në, me gjasë për shkak të Shqipërisë, Maqedonia e Veriut ka marrë një lajm të mirë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dha lajmin e mirë për Maqedoninë e Veriut se ‘’është në rrugën e duhur të integrimit në NATO’’.

Në një njoftim të fundit në ‘’Twitter’’, zyrtari i lartë i strukturës euro-atlantike bën me dije se telefonoi kryeministrin maqedonas Zoran Zaev duke shprehur dëshirën e tij që Maqedonia t’i bashkohet sa më shpejt NATO-s.

“Një bisedë e mirë telefonike me kryeministrin Zoran Zaev ku i konfirmova përkushtimin e NATO-s për pranimin e Maqedonisë së Veriut. Procesi i ratifikimit është në rrugë të mbarë dhe mezi prej që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet së shpejti aleancës sonë”.