Bebi zbulon të vërtetën e hidhur të nënës kur pinte qumësht, rasti i jashtëzakonshëm po mahnit mjekët

Pas lindjes së fëmijës, ushqimi i fëmijës me qumësht gjiri është një nga momentet më emocionuese, më të bukura por që mund të kthehet edhe stresues nga problematikat nga më të ndryshmet që mund të ndodhin. Por një nëne të re, vajza e porsalindur i ka shpëtuar jetën. Bebja ka kuptuar se nëna e saj vuan nga k.anceri i gjirit dhe ka refuzuar të pijë qumështin nga njëri gji.

Ngjarja ka ndodhur në Britaninë e Madhe, Claire Granville, një nënë 40-vjeçare, nuk mund ta kuptonte pse Matilda e saj e vogël refuzonte të pinte qumësht nga gjoksi i saj i djathtë. Kështu që ajo vendosi t’u nënshtrohej kontrolleve mjekësore. Testet klinike e diagnostikuan atë me k.ancer gjiri, të madh dhe të rrezikshëm, i cili i kishte shpëtuar kontrolleve të kryera gjatë shtatzënisë.

Tumori kishte një masë prej 10 centimetra dhe ishte pas thithës së gjirit, nga i cili fëmija nuk pranoi të merrte qumësht.

“Ishte sikur vajza kuptoi diçka, kishte nuhatur tumorin – tha Claire – sepse ajo ktheu kokën sapo i dhashë asaj gji dhe kjo dukej shumë e çuditshme”. Gruaja shpjegoi se ishte reagimi i vajzës që e shtyu t’i nënshtrohej testimeve të thella, “ndryshe nuk do ta kisha besuar kurrë”, vuri në dukje ajo dhe kur i thanë se kishte një tumor të rëndë në gjoksin e saj të djathtë, ajo ishte tronditur. Ajo e ka jetën falë Matildës së saj të vogël.

“Një ditë kur ajo të jetë më e rritur, do t’i tregoj asaj se ajo ka shpëtuar jetën time”, tha ajo./Përktheu: ShkodraNews