Befason Nard Ndoka: Rama ka dalë nga shinat, ju tregoj tre rrugët për zgjidhjen e krizës

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka në një postim në facebook shkruan se kryeministri Edi Rama e ka humbur rrugën e logjikës.

Për zgjidhjen e krizës politike që ka kapëluar vendin prej muajsh, Ndoka tregon edhe tre rrugët që mund ta çojnë politikën drejt një zgjidhjeje përfundimtare.

Postimi i plotë:

Rama ka dalë nga shinat; Ai e ka humbur rrugën, llogjikën, drejtpeshimin dhe orientimin për me tej!

Tre rrugë për zgjidhjen e krizës:

Qeveri socialiste, pa Ramën KM, zgjedhje me 20 Tetor!

Qeveri kalimtare, zgjedhje me 22 Mars.(Reforme elektorale, në drejtesi, administrative e integrim europian)
Nëse nuk ka reagim dhe zgjidhje deri me 12 Prill; protestë pafund, bllokim total të pushtetit të papërgjegjshëm në çdo mënyrë dhe formë “demokratike”!

Rrugë tjetër nuk ka; kush pret zgjidhje tjetër, gabon rëndë.

(Konsultuar me; analiste, politologë, qytetarë dhe me një grup “mjekësh” të specializuar).

Keto jane zgjidhje për vendin, jo për partitë e qeveritë!

v.o. Ideja është thellsisht personale!