Bëhet i gj.allë shënjestra e a.tentatit në Vlorë, del në TV dhe thotë: S’kam nevojë për policinë, i zgjidh vetë…

Romario Aliajështë djali që shihni në foton më lart dhe ishte shënjestra e a.t.entatit të dështuar të dielën në Novoselë.

Ai eshte bere i gjalle dhe ne nje interviste per mediat, thote se konflikti në Vlorë ndodhi për shkak të një borxhi parash dhe se problemet që ka mund t’i zgjidhë vetë, pa ndihmën e policisë.

“S’kam besim as tek policia dhe as tek njeri fare. Ky ishte muhabet shoqëror, ishte në rrjet shoqëror. Unë me ta kam ngrënë e kam pirë. Unë i zgjidh vetë problemet e mia. Policia është deri ku i takon. Nuk kam besim fare as tek kjo që kam veshur. Edhe atë e kisha shok të ngushtë, kisha shumë besim por erdhi për të më vrarë. S’kam besim fare as tek policia, as tek askush. Janë çështje që i zgjidh vetë. Nuk më hyn fare në punë policia”, thotë Mario.

33-vjeçari i shpëtoi atentatit në vendin e quajtur “Ura e Mifolit”, në momentin që ishte nën drejtimin e makinës së tij tip “Benz”.

Në drejtim të tij u qëlluan plot 25 plumba, pra një karikator i plotë. Mjeti i tij menjëherë pas sulmit me armë përfundoi në kanal. I riu udhëtonte vetëm në momentin e incidentit ku përfundoi me lëndime të lehta nga aksidentimi i makinës.

Në një intervistë për “News 24” ai mohon akuzat për mashtrim, duke sqaruar se ka qenë i arrestuar për drogë.

“Më kanë akuzuar për mashtrim por unë kam qenë në burg për drogë, jo për mashtrim”, është shprehur ai.

33-vjeçari tregon se gjithçka erdhi pas një bisede telefonike të bërë një ditë më parë me disa persona për një borxh. Ai thotë se kishte hyrë ndërmjetës tek një miku i tij për borxhin që nuk ishte kthyer dhe një ditë para atentatit i kishte marrë në telefon dhe iu kishte bërë presion për të kthyer paratë. 33-vjeçari tregon se makina që e ndoqi dhe qëlloi në autostradë ishte një “BMW” gri e errët.

“Isha nisur për në Elbasan. Fillimisht më qëlluan nga ana e shoferit, 2 plumba kapën makinën. Më pas unë kalova nga ana e pasagjerit dhe makina nisi të ngadalësonte. Makina e autorëve kaloi paralel me mua dhe më qëlluan në breshëri. Pastaj sa e shkrepi të gjithë në makinë erdhën plumbat, mbi 20 plumba nga dera e shoferit. Shpëtova se ndaloi një kamion dhe autorët ikën”, tregon 33-vjeçari, i cili akuzon policinë se nuk i ka marrë në pyetje dëshmitarët që nga kamionisti.

I riu thotë se ishin tre persona në makinën nga u qëllua, dy përpara dhe një pas, të tre me maska. “Vetëm ai pas ka qëlluar. Makina ishte me targa franceze pas, para nuk i kishte targat”, tregon ai.