Bëjnë se.ks? “Ai kujdeset për mua. Kam rënë në dashuri” Këta të dy janë burrë e grua, martesa  tr.onditëse

Një ngjarje që nuk është parë dhe nuk është dëgjuar kurrë më parë. Një djalë 24-vjeç është martuar me kushërirën e tij, një plakë 81-vjeçare, me qëllim që t’i shpëtonte detyrimit të shërbimit ushtarak.

Alexander Kondratyuk deklaroi se kishte rënë në dashuri me kushërirën 57 vite më të madhe dhe mohoi se po përpiqej ti shmangej detyrimin ushtarak.

Dasma e Alexander dhe 81-vjeçares u zhvillua në fshatin Baykovka. E pyetur nga gazetarët në lidhje me martesën me të afërmin e saj shumë më të vogël në moshë, Zinaida Illarionovna këmbënguli se ai ishte një burrë i mirë dhe se kujdesej për të.

Por fqinjët raportuan se 24-vjeçari nuk ishte parë kurrë më parë në zonë.

Ata thanë se e moshuara jetonte vetëm në shtëpi dhe se e vetmja shenjë e dukshme e martesës ishte certifikata që Alexander merrte me vete sa herë që vinin për ta rekrutuar në ushtri.

Duke treguar provën se ishte i martuar dhe certifikatën e aftësisë së kufizuar të Zinaida, 24-vjeçarit i lejohej të kthehej në shtëpi pa u regjistruar në ushtri. Por nëse vërtetohet se nuk ka martesë të vlefshme dhe që çifti nuk ka familje të zakonshme, atëherë Alexander do thirret për të bërë shërbimin ushtarak.