Bën analizat se ia kërkuan te puna, sportisti i njohur del shtatzënë

Është fëlliqur keq një sportist të cilit i kërkuan analizat për doping.

Bëhet fjalë për basketbollistin 28-vjeçar D. J Kuper, i cili ka pasur një karrierë të suksesshme në Europë duke luajtur në kampionatin grek, rus dhe francez.

Por, në momentin që do i nënshtrohej testeve anti-doping, amerikani i vetëdijshëm që kishte konsumuar substanca të ndaluara u përpoq që të mashtronte duke përdorur kampionin e urinës së të dashurën e tij.

Pas verifikimeve të bëra gjatë testeve, rezultoi se basketbollisti ishte shtatzënë, një situatë kjo mjaftë komike, por dhe poshtëruese për 28-vjeçarin.

Pasi u zbulua, Federata Ndërkombëtare e Basketbollit e skualifikoi për 24 muaj dhe bashkë me një gjobë. Gjithashtu atij iu mohua dhe pasaporta boshnjake për të cilën kishte aplikuar.