Bën jetë luksoze, Ilda Bejleri pas largimit të bujshëm zbulohet sa paguhej

Moderatorja e njohur Ilda Bejleri këtë mëngjes ishte e ftuar në emisionin ‘Wake up’ në Top Channel.

Bejleri ka folur rreth tematikave personale dhe profesionale të jetës së saj, ku ndër të tjerash mund të përmendim pagesën në platformën Digitalb.

Duke qenë se Ilda bën një jetë tepër luksoze, më shumë nga ç’mund të mundësojë rroga e një gazetari, ajo është pyetur nëse paguhet më shumë se gazetaret e tjera.

“Po paguhem, patjetër. Në ‘Digitalb’ njëherë jam paguar më shumë se gazetaret e tjera por kjo vjen për shkak të performancës time edhe për shkak se kam qenë diku te pesë-gjashtë vite imazhi i “Digitalb’ kështu që paguhem, pa diskutim.”-është përgjigjur Bejleri.