Bën mbledhje pa kryetar, nuk zbaton dekretin e Metës, përfaqësuesi i PS deklaratë b.ombë në FB: Data e zgjedhjeve…

Edhe pse Presidenti e ka çdekretuar datën 30 qershor si ditë kur mund të mbahen zgjedhjet, sot, katër anëtarët e zgjedhur nga Partia Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë thirrur mbledhjen e këtij institucioni. Sikurse edhe dje, ata refuzuan të zbatojnë dekretin e Metës, duke e quajtur atë si antikushtetues dhe të pavlefshëm.

Ky vendim është kundërshtuar nga kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, i cili ka refuzuar të marrë pjesë në mbledhjen,  duke ia lënë drejtimin zv.kryetarit, Denar Biba.

Sakaq, Biba, në një status shkruar dje, u ngacmua nga komentues dhe e ka sqaruar edhe një herë në përgjigjen e tij se 30 qershori nuk lëviz.

“KQZ do beje zgjdhjet ne respekt te dekretit te vetem qe eshte ne fuqi, atij te dates 5 nentor 2018, qe cakton daten e zgjedhjeve me 30 qershor 2019. Po kjo eshte besoj e qarte tashme dhe statusi im ska lidhje me kete, por me politikane, juriste e gazetare qe i bejne lemsh qellimet me mjetet sipas oreksit”, shkruan ai.