Bën një emision në televizion, prezantuesi shokon me deklaratën: Ftojmë palaço për klikime sepse…

Moderatori i njohur i ekranit Ermal Peçi është shprehur se disa personazhe që fton në emision nuk i ka qejf.

Teksa ishte në emisionin Late Night Show, ai tha se ndonjëherë bën kompromise duke ftuar disa palaço personazhe për klikime.

Ermal Peçi: Më zë koka nga personazhet që ne të dy ftojmë. Nga ata jetojmë dhe për ata jetojmë. Nuk mund të them emra përderisa javën tjetër do të më duhet të vijë në emision. Por mund të them që ky 10-vjeçar është një leksion dhe mësim i madh për ti thënë vetes që në çfarë vendi jetojmë, si dreqin ndonjëherë bëjmë kompromise me veten dhe ftojmë dhe disa palaço personazhe për të pasur disa klikime më shumë, apo për të qarkulluar lajmi më shumë. 

Shumë personazhe, dhe ata që në dukje nuk duan të vijnë tek unë, kur vijnë thonë si dreqin na nxore këtë anën e mirë.