Bën selfie toples, fotoja e mësueses bëhet “hit” në internet

Një foto private përfundoi në një skandal.

Një mësuese e shkollës së mesme në Long Island, Nju Jork, Lauren Miranda, 25 vjeç, ka dhënë matematikë në Bellport Middle School për katër vitet e fundit, por po planifikon të padisë shkollën pas shkarkimit nga puna për shkak të një foto selfie topless.

Një selfie që ajo bëri nga dhoma e gjumit në vitin 2016 dhe që ia dërgoi ish-të dashurit të saj që gjithashtu jepte mësim në të njëjtën shkollë, rrodhi tek nxënësit e shollës së mesme.

Avokati i Mirandës, John Ray thotë se mbikëqyrësi i distriktit shkollor i komunikoi vendimin e shkarkimit mësueses, duke i thënë se nuk mund të shërbente më si një model për gjimnazistët.

Si mësuesja ashtu edhe avokati thonë se nuk kanë asnjë ide se si përfundoi fotografia në duart e një nxënësi.

Në janar, ajo u vendos në pushim administrativ me pagesë dhe u shkarkua nga bordi i shkollës të mërkurën e kaluar.

Miranda po planifikon të paraqesë një padi federale prej 3 milion dollarësh për diskriminim gjinor, duke pretenduar se të drejtat e saj si grua janë shkelur. Ajo tha se nuk do të ngrejë padi nëse distrikti shkollor e kthen në punë.

“Çfarë është e gabuar me imazhin tim?” tha ajo. “Është gjoksin im, është trupi im, është diçka që duhet të kremtohet”.